Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Gjithçka ndodh për një arsye, ti TIRON mbetesh KRENARI”, HALILI: E para dhe e vetmja me kurorë mbi krye dhe rekorde që i ke vendosur vetë TI

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana nuk ia doli të fitonte dot për të dytin vit radhas titullin kampion në Superiore. Kampionati u mbyll me pikë të barabarta, 67 me rivalin e tyre, Partizani, por këto të fundit triumfuan për shkak të përballjeve direkte.

Në familjen e madhe bardheblu mendojnë dhe i mshojnë faktit se janë kampionët e vërtetë dhe asgjë dhe askush nuk mund t’i rrëzojë nga froni. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Gold Halili ka theksuar se pavarësisht të gjithave, Tirona mbetet kranari.

“Cfare domethenie ka nje jete e lene pezull, nje jete ku ndonese ke qen edhe je zyrtarisht e ndare nga ndotja, mbetesh ende e pashkurorezuar!

Keshtu Tirona ime, TI mbete krenari, ndonse e trazuar. Jeto ne Shqiperine tende si e para edhe e vetmja me kurore mbi krye, e ulur ne fron, me pafundesi çastesh te trishta, por gjithmone me kohe te manget per te reflektuar mbi tragjedite e imponuara, sepse ti s’ke kohe te rrezohesh ama ke gjithe kohen e nevojshme te masesh hapat e tu prej kampioneje, duke e krahasuar keshtu hapin me rekorde te cilat TI vete ke vendosur. Sa bukur kur matesja e suksesit je serish TI!

Ka mbetur njerezilleku anonim! Anonim nga ata qe krijojne edhe prodhojne vec turp! Fatalitet! Une kurre nuk mendova se do te pihet lavdia nga nje cop metali i perpunuar. Sa per te gjithe faktoret qe kontribuan në mizerinë e djerses, mundit, investimit, emocionit, perjetimit tend Tiron, ata vetem sa te krijuan hapsiren per te cilen kishte nevoje zemra jote, ate hapsire realisht te domosdoshme per te hedhur mbetjet toksike per t’i len vendin e merituar perkufizimit te fjales drejtesi!

Me besimin e palekundur ne Zot, gjithcka ndodh per nje aresye me te mire, ti Tiron po vazhdon te kryesh misionin tend i cili po sherben per te vendosur standartin me te drejt te industrise se futbollit ne Shqiperi! Kauza jote e heshtur edhe kete vit si cdo vit u permbush!

Per shume, eshte lufte e pervecme kriza e ekzistencializmit, ti e ke fituar ate!

KF Tirana nuk eshte vetem udhetimi ne zemren e nje skuadre por nje udhetim ne zemren e nje kulture, te nje qyteti”, shkruan Goldi Halili në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_694702" align="alignnone" width="1355"] Postimi i Goldi Halilit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga