Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Gjimshiti luan edhe me cigare në gojë", Edi REJA: Largimi nga Superliga i rrit lojtarët, duhen forcuar strukturat

Shkruar nga NEWSPORT
"Gjimshiti luan edhe me cigare në gojë", Edi REJA: Largimi

Trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit, Edi Reja ka folur për lojtarët e talentuar që kanë bërë mirë sapo kanë kaluar në kampionate më të forta se Superliga jonë e futbollit. Sipas italianit duhen ndryshuar strukturat e klubeve shqiptare, teksa nuk ka lënë pa cekur cilësinë e fushave të blerta.

76 vjeçari ka treguar në Pressing edhe formën e Gjimshitit, që sipas tij luan edhe më cigare në gojë pasi ka fituar një eksperiencë të madhe.

"Unë i shoh të tërë futbollistët, por më bën përshtypje diçka dhe kam arritur në një konstatim: Si ka mundësi që lojtarët shqiptarë të kampionatit, sapo ikin me ekipe të huaja rrisin formën dhe bëjnë më mirë?

Doka, që ikën jashtë Shqipërie luan mirë. Më tej të njëjtën gjë bëjnë Kallaku, Çokaj, Uzuni, Mersinaj. Kam dilemë dhe një pikëpyetje të madhe në këtë drejtim? Nuk di çfarë ndodh në Shqipëri, që nuk merren në konsideratë të tillë lojtarë? Apo nuk vijnë në formën e tyre më të mire?

Sipas meje, duhet të ngrihen strukturat në klube, por kam parë edhe fushat, që lënë për të dëshiruar në aspektin e kondicionit të terreneve. Gjithashtu duhet të nisim të ndërrojmë mentalitet. Më vjen një pikëpyetje e madhe rreth kampionatit në Shqipëri, që mendoj pse nuk është kompetitiv në veçanti.

Kush luan natyrisht që do të arrijë në formën më të mirë. Gjimshiti për shembull luan gjithmonë, luan tre ndeshje në javë dhe ka arritur në atë pikë sa nuk lodhet fare dhe unë e them që luan me cigare në gojë, në aspektin metaforik. Është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe të luash në Champions, natyrisht që ke rritje në kondicionin fizik dhe teknik", tha Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga