Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici i xhindosur, lumë akuzash dhe “stuhia e madhe” në prag!

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici i xhindosur, lumë akuzash dhe “stuhia e madhe” në

I tërbuar është dukur pas barazimit të Kukësit me Rudarin presidenti i veriorëve, Safet Gjici, i cili priste vetëm fitoren, madje i kishte paralajmëruar të tijtë. Atë nuk e mbante vendi gjatë ndeshjes, ndërsa pas saj ka shpëthyer  me akuza për të gjithë, duke shkuar deri atje sa të thotë edhe fjalën: Haram!” Për “Panorama Sport” ai ka folur me kritika shumë të forta, kryesisht për Eminin, Dvornekoviçin dhe Micin. “Jam shumë i zhgënjyer dhe do të ketë penalitete të mëdha, nëse nuk kalojmë turin.  Duhej ta kishim mbyllur që në pjesën e parë, por Emini dhe Dvornekoviç ishin shumë dobët. Pjesa e dytë ishte shumë e dobët dhe nuk i kuptoj këta lojtarë, por është faji im, sepse ata po tallen me djersën time. Testi për të gjithë është kualifikimi. Nuk e kuptoj si e shkaktoi Mici atë 11-metërsh. Këta lojtarë janë mosmirënjohës, sepse ua kam plotësuar të gjitha kushtet. Haram!”, - ka thënë mes të tjerash presidenti Gjici.

Në rast se Kukësi nuk arrin të kualifikohet, në skuadër do të ketë ndëshkime të forta. Do të jetë e vështirë, sepse rezultati i ndeshjes së parë i penalizon shumë kuksianët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga