Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici hyri në dhomat e zhveshjes në pushim, Pejiç pas tripletës ndaj Korabit: Kur vjen presidenti, ekipi ngrihet

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici hyri në dhomat e zhveshjes në pushim, Pejiç pas

Korabi nuk rezultoi aspak i lehtë për Kukësin në sfidën e djeshme. Edhe pse verilindorët fituan 3-1, nuk ishte aspak e lehtë për ekipin e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, i cili dje, me të drejtë iu kishte dhënë hapësirë si titullarë disa prej futbollistëve që nuk kishin luajtur shumë gjatë këtij sezoni.

Gjithsesi, Pejiç nxorri edhe një herë nga situata Kukësin, ndërsa pas ndeshjes deklaroi për mediat: "Ishte e vështirë. Në futboll duhet të respektosh njësoj si Korabin ashtu edhe Skënderbeun apo çdo ekip tjetër. Në pushim të ndeshjes, presidenti Gjici hyri në dhomat e zhveshjes. Ishte i qetë dhe na kërkoi që të fitonim. Na motivoi! Kur presidenti hyn në dhomat e zhveshjes, ekipi ngrihet, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të shënonim dy gola të tjerë dhe të merrnim tri pikët.

Jam i lumtur për tre golat e shënuar. Me Skënderbeun mund të jemi të kënaqur edhe me një pikë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga