Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici bën formacionin e ndeshjes së kthimit, mësoni kush do të luajë

Shkruar nga NEWSPORT

Safet Gjici, presidenti i Kukësit e quan të pafat skuadrën e tij për ndeshjen kundër Austrisë së Vjenës që u mbyll me rezultatin 1-0. Emini humbi rastin më të mirë për të shënuar në minutën e parë shtesë, ndërsa goli u pësua pas një gabimi në mbrojtje. Dy gabime që i kushtuan shumë Kukësit në sfidën e parë, por që kjo çështje ende nuk është e mbyllur.

[caption id="attachment_15514" align="alignleft" width="300"]Gjici me lojtarët e tij Gjici me lojtarët e tij[/caption]

Presidenti i verilindorëve beson te kualifikimi, duke parë lojën që u bë në pjesën e dytë. Ai përkrah formacionin e kësaj  pjese dhe kërkon që të luhet në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen e kthimit.

"Ishim të pafat. Ju e patë, sulmuesi kryesor humbi një rast flagrant me portën bosh. Ishte e pafalshme. Çfarë mund të ndodhi?! Megjithatë nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi futbolli i tillë është. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në përgjithësi, pavarësisht se pësuam gol nga një gabim amator. Por, e morëm veten me kalimin e minutave dhe krijuar shumë raste. Ju e patë, luajtëm shumë më mirë se Austria në pjesën e dytë dhe kishim disa mundësi për të shënuar. Nëse Emini do të kishte shënuar atë gol në fund, me 99% do të ishim të kualifikuar".

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=iec7s3f_V3E[/embed]

"Lojtarët e huazuar nga Skënderbeu bënë një paraqitje të mirë. Për sa u përket shanseve për kualifikim, kemi shumë mundësi. Tani që e pamë dhe mënyrën e lojës së kundërshtarit, kam besim se do t'ia dalim në sfidën e javës tjetër. Për ekipin që do të luajë në Elbasan, do të zgjidhja atë të pjesës së dytë. E dominuam kundërshtarin në pjesën e dytë. Le të besojmë deri në fund te kualifikimi", përfundoi presidenti i Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga