
Ndeshja e Gjermanisë me Irlandën e Veriut, po ndiqet me interes nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria pret me interes rezultatin e kësaj ndeshje, ku një fitore e thellë e "Pancerave" do të thotë kualifikim i mundshëm për kuqezinjtë. Aktualisht rezultati është në favor të gjermanëve me rezultat të ngushtë 1-0. Gjermanisë i duhet të shënojë edhe tre gola të tjerë që t'i bëjë nderin e madh përfaqësues shqiptare, por irlandezët nuk duhet të shënojnë.
Poll