Gjermani-Francë 0-1
Formacionet
Gjermania: Neuer – Hector, Höëedes, Schëeinsteiger , Özil, Draxler, Müller, Can, Boateng, Kroos, Kimmich
Franca: Lloris; Sagna, Koscielny, Umtiti, Evra; Pogba, Matuidi; Sissoko, Griezmann, Payet; Giroud
Një pjesë e parë shumë e bukur, tamam në vlerën e një finaleje të vërtetë. Një takim i dyluftuar nga të dy ekipet që mundohen të tregohen të kujdesshme. Gjermanët janë më këmbngulës, ku Myller ka shansin të çojë topin në rrjetë, por topi i goditur prej tij devijohet nga portieri Loris, duke mos i dhënë kënaqsinë e golit të avantazhit "Pancerave". Francezët fitojnë një goditje të lirë jashtë zone në minutën e 23, në një distancë prej 30 metrash, që merret përsipër të ekzekutohet nga Dimitri Payet, por pa rezultat. Ozil mund të kishte shënuar në minutën e 26, por sfera e goditur prej tij përfundon në trupin e njërit prej mbrojtësve francezë. Ndeshja është e dyluftuar nga të dy ekipet. Në minutën e 35 Pogba merr përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi, por sfera e gjujtuar nga ai përfundon në duart e Neuer-it. Në minutën e 40 gjermanët kërkojnë një 11-metërsh, por për gjyqtarin italian gjithçka është e rregullt. Griezman kërkon të befasojë Neurin në minutën 41, por këmba e tij nuk shënjestron si duhet duke e çuar topin në rrjetë të jashtme. Një minutë më vonë, Giroud do të kishtë kaluar francezët në avantazh, por ai vonohet duke humbur topin pas ndërhyrjes së mbrojtësit gjerman. Por ajo që nuk pritej ndodh. Në minutën shtesë të pjesës së parë gjyqtari akordon 11-metërsh, pas një prekje me dorë të Schweinsteiger. Griezman shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit.