Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjendje e rëndë në Korçë, trajneri Shehi "vuan" 4 mungesa ndaj Kastriotit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjendje e rëndë në Korçë, trajneri Shehi

Sot, në orën 14 do të luhet një ndeshje shumë interesante në Kategorinë Superiore. Kastrioti pret në shtëpi Skënderbeun, e vlefshme për javën e 20-të. Në lidhje me këtë takim, trajneri Orges Shehi nuk do të ketë në dispozicion 4 lojtarë. Bruno Dita dhe Gjergji Muzaka nuk janë të gatshëm për shkak të gjendjes shëndetëroe, ndërsa Lulaj dhe Dejvi Bregu janë të dëmtuar.

Mbetet për t'u parë si do të menaxhohet kjo situatë nga tekniku Shehi, i cili e ka nisur shumë mirë këtë sezon, deri në javën e 14, por më pas, në 5 takimet e fundit skuadra e tij nuk ka mundur të marrë asnjë pikë, por i ka humbur të gjitha ndeshjet.

Kujtojmë që në krahun tjetër, Kastrioti vjen nga një gjendje psikologjike shumë e mirë, pasi javën e shkuar ka arritur të fitojë 1-2 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, duke hapur kështu garën për mbijetesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga