Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Giovanni Colella te Tirana, Elton Marini zë vendin e Tefik Osmanit?

Shkruar nga NEWSPORT
Giovanni Colella te Tirana, Elton Marini zë vendin e Tefik Osmanit?

Merkato e janarit është 3 ditë larg dhe për shkak të emrit dhe situatësku ndodhen, të gjithë janë ‘sy e veshë’ te Tirana. Klubi bardheblu po përgatitet për një revolucion që prek skuadrën deri në palcë. Florent Hasani u largua e të tjerë pritet ta pasojnë, me Ardit Hilën dhe Kaina Nunes të parët në listë.

Jo vetëm futbollistët, por Tirana sheh edhe nga pankina. Aktualisht drejtuesit po studiojnë mundësitë e stolit dhe janë në balotazh për të mbajtur Julian Ahmatajn apo të emërojnë dikë tjetër me Erbim Fagun kandidatin më potencial deri tani.

Ka dhe nga ata që u janë vetëofruar kryeqytetasve siç është rasti i Giovanni Colellas. Ish-trajneri kampion me Partizanin aktualisht është pa ekip dhe shtypi i shkruar raporton se italiani është futur mes kandidatëve për stolin bardheblu.

Personi më i afërt dhe përfaqësuesi i Colellas është menaxheri i njohur Elton Marini i cili sezonin e fundit ishte drejtor sportiv i Partizanit. Nëse Refik Halili e konsideron të denjë kandidaturën e Colellas, duhet të bisedojë me Marinin për të gjetur një marrëveshje.

Mirëpo, te Tirana nuk është vetëm pankina në pikëpyetje. Prej më shumë se një muaji, bardheblutë janë pa drejtor sportiv dhe në një periudhë merkatoje e sidomos në një situatë të tillë ku ndodhet skuadra, drejtori sportiv është një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme për një klub.

Sjellim në pah punën e Arbër Abilaliajt te Partizani në muajt e fundit. Nga drejtor sportiv, Abilaliaj zbriti në stolin e trajnerit dhe mori skuadrën në një moment deciziv pas largimit të Zekic duke e ‘mbrojtur’ klubin e duke mos lejuar që ‘ujërat’ të turbullohen. Tani te Partizani është Orges Shehi, dhe Abilaliaj rikthehet në detyrën e tij për të vijuar i qetë punën për përforcimin e skuadrës.

Sigurisht, Refik Halili po shqyrton edhe pozicionin e drejtorit sportiv dhe mbetet të shihet se cili do të jetë numri 2 i klubit bardheblu, por nuk është aspak çudi që dyshja Marini – Halili të shtrojnë në tryezën e bisedimeve edhe këtë temë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga