
Gilman Lika mund të jetë futbollisti më i ri i Skënderbeut. Ish-kapiteni i Vllaznisë prej disa muajsh është pa skuadër, qysh pas largimit nga ekipi i vendlindjes. Së fundmi, për shërbimet e 34 vjeçarit ka pasur interes nga Apolonia, me lojtarin që nuk ka rënë dakord për kushtet financiare.
Duket se korçarët e Ahmataj kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin anësor, për ta rikthyer sërish Likën në Korçë pas 7 vitesh. Ende asgjë zyrtare, por festa e 34 e ditëlindjes sot mund të sjellë një dhuratë special për shkodranin.
Poll