Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Giannis Antetokounmpo kundër Messit, feston me stilin e Ronaldos para syve të argjentinasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Giannis Antetokounmpo kundër Messit, feston me stilin e Ronaldos
Superylli i NBA, Giannis Antetokounmpo arriti të bëhet qendër e mediave edhe në sportin e futbollit teksa ishte i pranishëm në finalen e League Cup ku Inter Miami i Messit fitoi ndaj Nashville FC, skuadër në të cilën basketbollisti ka disa aksione. Antetokounmpo postoi në rrjetet sociale se do të jetë kundër argjentinasit për herë të parë në jetën e tij. Ylli i Milëaukee Bucks gjuajti topin para ndeshjes, duke festuar një gol me festën e famshme 'siiuuu' të Cristiano Ronaldos. “Do të jetë hera e parë që do të jem kundër Messit. Unë pres që të dyja skuadrat të luajnë në një nivel të lartë, por në fund të ditës... Kur luajta në finalet e NBA dy vjet më parë, më pëlqente çdo minutë. Ju kurrë nuk mund ta ktheni këtë moment, nuk mundeni kurrë! Merreni si të mirëqenë, ju kurrë nuk e dini nëse do të jeni përsëri këtu në këtë fazë, kështu që, duke luajtur një finale kundër një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, e di që djemtë tanë do të luajnë fort, luajmë së bashku dhe përpiqemi të fitojmë”, tha Antetokounmpo.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga