Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gianni De Biasi “tradhëton” shqiptarët, tekniku italian mund të ulet në stolin e kundërshtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Gianni De Biasi “tradhëton” shqiptarët, tekniku italian

Humbja e Polonisë përballë Kombëtares sonë në “Air Albania”, nuk rezultoi fatale vetëm për 3 pikët, por edhe për trajnerin portugez Fernando Santos që u shkarkua. Prej disa ditësh kombëtarja polake është pa trajner dhe drejtuesit po punojnë për të afruar në pankinë emrin e duhur.

Ditën e sotme në mediat polake është përfolur shumë se trajneri i ardhshëm i Polonisë do të jetë Gianni De Biasi. Padyshim një emër i njohur për të gjithë popullin shqiptar, pasi ishte pikërisht tekniku italian që dërgoi Shqipërinë në Euro 2016, duke shkruar historinë.

De Biasi shihet nga polakët si i duhuri për stolin e tyre, duke parë që më parë ka drejtuar edhe ekipe si Spal, Torino, Modena apo Udinese. Aktualisht italiani është nën kontratë deri më 30 nëntor më Azerbajxhanin, por në rast konkretizimi, vështirë se do të refuzonte ofertën polake.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga