Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-gjyqtari i njohur italian, Gianluca Rocchi: Arbitrat e mi keqtrajtohen, por derdhin gjak

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-gjyqtari i njohur italian, Gianluca Rocchi: Arbitrat e mi keqtrajtohen, por

Kryetari i Shoqatës së Arbitrave në Itali dhe një nga gjyqtarët më të mirë, Gianluca Rocchi, i cili u tërhoq dy vite më parë, mbajti një fjalim gjatë Memorialit ‘Vincenzo Orlandini’, të mbajtur në Romë, në Campidoglio. Rocchi u shpreh i shqetësuar për trajtimin që i bëhen arbitrave dhe kërkon respekt kundrejt tyre.

"Arbitrat tanë duhet të kenë forcë. Ditët e fundit jam zemëruar sepse kam parë të keqtrajtuar djemtë e mi. E di sa shumë punojnë, e di që japin gjak . Ata mund të bëjnë gabime, unë kam gabuar shumë herë. Duhet të kemi të drejtë të gabojmë dhe të respektohemi.

Takimi i fundit me trajnerët ishte i bukur. Të gjithë, nga amatorët në Serie A, duan forcë, vendim dhe ndershmëri intelektuale te një gjyqtar. Nëse e kemi këtë, nuk na mungon asgjë . Dhe pastaj të gjithë gjyqtarëve u them: le të duam njëri-tjetrin”, përfundon Rocchi.

Poll

Lexo gjithashtu