Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka fituar një Superkupë! Giacomo Bonaventura “var këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare, klubi i Milan: Një shëtitje e fundit...

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar një Superkupë! Giacomo Bonaventura “var
Giacomo Bonaventura

Giacomo Bonaventura i ka dhënë fund aventurës së tij në futboll. Ditën e sotme, 36-vjeçari ka njoftuar pensionimin nga futbolli i luajtur, duke mbyllur kështu një karrierë me ulje-ngritje.

Sigurisht nuk mund të mungonte as reagimi i klubit të Milan, aty ku ish-mesfushori ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. “Një shëtitje e fundit në tunel, faleminderit Giac”, shkruan Milan.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij, Bonaventura ka luajtur me ekipe si Atalanta, Pergolettese, Padova, Milan, Fiorentina dhe Al Shabab. Gjithashtu, 36-vjeçari ka në sirtar edhe 18 ndeshje me kombëtaren e Italisë.

Përsa i përket trofeve, Bonaventura ka fituar 2. Ai ka fituar Superkupën e Italisë me Milanin në sezonin 2016/2017, si edhe një trofe me Atalantën në vitin 2011, kur ende nuk ishte pjesë e futbollit profesionit.

Poll

Lexo gjithashtu