Atletico Madrid u mposht 3-0 nga Barcelonë mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou”, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e kthimit në Copa del Rey. Humbje kjo që nuk ndikoi, pasi ekipi i Diego Simeones kishte fituar ndeshjen e parë me shifrat 4-0.
Pas kësaj përballjeje, Simeone ka theksuar se kjo ishte një arritje e madhe. Kjo pasi Atletico Madrid siguron një finaleje të Kupës së Spanjës pas 13 vitesh mungesë. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra e tij ishte më mirë, ndërsa kundërshtari i vuri në vështirësi vetëm nga goditjet standarte.
“Vinim nga dy gjysmëfinale, ishim pranë arritjes në finale. Nuk ndodhi sepse kundërshtarët tanë ishin më të mirë.
Në këtë përballje me dy ndeshje, ishim më të mirë se Barcelona sepse e shfrytëzuam lojën tonë superiore, ndërsa ata luajnë shumë mirë.
Na dhemb fakti që nuk arritëm t’i kontrollonim ato situata standarde, të cilat na dëmtuan shumë dhe na vunë përballë një skuadre që luan shumë mirë dhe ta vështirëson edhe më tepër ndeshjen kur të kërcënon nga goditjet standard”, ka deklarar Simeone.
