Paulo Dybala
Roma do të përballet këtë të diel me Genoan në transfertë, në kuadër të javës së 28-të të Serie A italiane. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin "Stadio Luigi Ferraris", do të nisë në orën 18:00.
Por, në prag të këtij dueli, te Roma janë shumë të shqetësuar për shkak të Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas u detyrua të ndërpriste stërvitjen pak minuta pasi iu bashkua grupit. Kjo për shkak të dhimbjeve në gju.
Bëhet fjalë për të njëjtin shqetësim që e ka mbajtur larg fushave në javët e fundit.
Kujtojmë se Dybala ka zhvilluar 17 ndeshje në këtë sezon të kampionatit me Romën. Në këto paraqitje ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar gjithashtu 2 asistime.
Poll


