Tensione të forta u regjistruan pas ndeshjes së Carrarese kundër Catanzaro në Serie B, ku tifozët vendas shpërthyen në protesta ndaj arbitrimit. Në qendër të reagimit u gjend dizenjatori i gjyqtarëve italianë, Gianluca Rocchi, i cili ishte i pranishëm në tribunë si spektator.
Pakënaqësia shpërtheu pas një penalltie të dhënë në minutat shtesë, e cila fillimisht u humb nga miqtë dhe më pas u përsërit nga arbitri, duke çuar rezultatin në 3-3. Vendimi ndezi zemërimin e tifozëve të Carrarese, të cilët rrethuan Rocchin në tribunë.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjet, disa tifozë e ofenduan dhe madje i hodhën edhe kartëmonedha, duke e akuzuar për korrupsion. Situata u tensionua aq shumë sa policia u detyrua ta shoqëronte Rocchin jashtë stadiumit për të shmangur përshkallëzimin e incidentit.
