
Gazetari dhe eksperti i transfertave italiane, Gianluca di Marzio, diskutoi planet e Interit për transfertat e verës së ardhshme, në një intervistë me gazetarin e Sky Sport 24.
Së pari, ai diskutoi të ardhmen e mesfushorit danez, Christian Eriksen, i cili lufton të ketë një impakt me zikaltrit që kur iu bashkua me transfertën e janarit.
“Eriksen do të qëndrojë me Interin. Të mendosh që mund të largohet do të ishte autogol për Interin. Periudha në të cilën do të përmbyllet aktiviteti do të përdoret për ta integruar ë mirë në skuadër dhe ta kthejmë atë në një pikë referuese për Interin në të adhmen. Nuk shoh ndonjë shenjë të ndonjë refuzimi nga ai aspak”.
Më pas gazetari nënvizoi se si klubi milanez mund të ketë sytë te nënshkrimi i ndonjë ylli, njëlloj siç bënë me sulmuesin belg, Romelu, verën e kaluar.
“Një blerje si Lukaku? Mendoj se po. Interi ka hapësirë dhe fuqi ekonomike për një nënshkrim të të rëndësishëm. Ata duhet të paguajnë disa detyrime apo të drejta të rëna dakord me skuadra të tjera, si Sensi. Janë shpenzime për të cilat Interi ka paguar. Por një mbrojtës i majtë si Marcos Alonso apo emerson Palmieri do të ishin blerje të medha. Dhe mendoj se Interi do të përpiqet.”
Së fundmi, Di Marzio tregoi që Interi është i interesuar në sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, kotrata e të cilit përfundon më Partenopein në fund të sezonit. Lojtarit është akoma në negocime për kontratën e re me klubin e Napolit.”
“Mertens? Interi nuk ka reshtur së menduari për të.”
Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka mbajtur zikaltrit në luftë për titullin pothuajse gjithë sezonin, pvavrësisht limiteve në skuadër”.
Interi po përpiqet të arrijë një kontratë me agjentin në pritje, Oliver Giroud, sipas një raporti në shtypin e sotëm…
Trajneri është përgatitur të shesë mbrojtësin uruguajan Diego Godin, në verë, për shkak të përshtatjes së tij me ish trajnerin e Chelseat.