
Frikë te përfaqësuesja e Francës para ndeshjes ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Kjo sepse ylli i “gjelave”, Paul Pogba, ka munguar në stërvitjet e sotme. Lajmi konfirmohet nga reporteri i Francës në “Euro 2016”, David Crossan, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje rreth mungesës së yllit të Juventusit. Stërvitjet me skuadrën nuk i ka filluar as mbrojtësi Eliaquim Mangala. Mungesat e tyre ndjellin dyshime nëse ata do të jenë gati për të luajtur të mërkurën ndaj Shqipërisë.
Poll