
Italianët nuk kanë kohë ti gëzohen fitores së jashtëzakonshme me Spanjën. Menjëherë pas fitores, Conte se bashku me skuadrën kanë zbritur në Montepellier për t'u stërvitur për takimin e së shtunës ndaj Gjermanisë. Por trajneri italian duhet t'i bëjë mirë llogaritë për këtë ndeshje pasi ka disa mungesa të rëndësishme në këtë sfidë. Antonio Candreva nuk u stërvit me grupin këtë të martë dhe sipas të gjitha gjasave futbollisti i Lazios do të mungojë në duelin ndaj gjermanëve. Gjithashtu mund të mungojë edhe Daniele De Rossi i cili u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Spanjës për disa shqetësime. Nëse De Rossi nuk ja del, Conte duhet të improvizojë në mesfushë sepse kundër Gjermanisë do të mungojë edhe Thiago Motta i cili është i skualifikuar.