Georgina Rodriguez shkëlqeu mbrëmjen e djeshme ku ishte një nga të ftuarat për të prezantuar në festivalin e Sanremo në Itali. Një natë e cila ishte e paharrueshme për Rodriguez, e cila performoi para publikut italian dhe padyshim para "fansit" saj më të madh Ronaldos, i cili ishte në rreshtin e parë të sallës për të ndjekur të dashurën e tij.
Georgina pas mbrëmjes së Sanremo me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet së bashku me sulmuesin e Juventus ka zgjedhur të falenderoj të gjithë fansat dhe miqtë që e mbështetën dhe e përkrahën në festival.
"Faleminderit për komplimentet dhe për aq shumë dashuri, shpresoj që të jeni kënaqur ashtu si unë. Fundjavë të mbarë", ka shkruar Rodriguez në Instagram.
