Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Gazetari i TVSH-së kapet me shefin e klubit të Kukësit: Mos fol si tifoz i Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT

Një status në profilin e tij në Facebook, ku gazetari i TVSH-së, Ervin Baku parashikon Skënderbeun kampion dhe Partizanin në vendin e dytë, ka ngacmuar edhe shefin e klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçin.

Komente që gjithsesi mbeten brenda kuadratit të debatit sportiv dhe në konturet e miqësisë.

"Titulli vendoset në Korçë. Në finalen Skënderbeu-Partizani. Kampionët do të jenë në vend të parë. Të kuqtë do të jenë në vend të dytë, me një pikë më pak. Do të jetë një finale fantastike", shkruan gazetari i TVSH-së, Ervin Baku, duke bërë një parashikim të tijin për sa i përket çështjes së titullit kampion.

Ndërkohë që një parashikim i tillë ka marrë edhe replikën e shefit të klubit të Kukësit, Jonuz Hallacit: "Gjithë atë mal konsiderate që kemi për ty Vini, si profesionist, mos e lëkund me pasionin e verbër të tifozit të Skënderbeut dhe orakullit. Është e drejta jote të jesh me kë të duash, por një gazetar i pavarur nuk mund të shkojë deri këtu. Dhe në Korçë deklarove se sot Kukësi humb?! Si mik të vyer që të kam do të rezervoj një vend nderi ashtu siç të takon në momentin kur Kukësi të jetë në tribunën e kampionëve".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga