
Humbja e rumunëve ndaj shqiptarëve ka bërë që mediat ta kryqëzojnë trajnerin e tyre. Është pikërisht kombëtarja shqiptare, skuadër që nuk kishte fituar prej 65 vitesh me Rumaninë, duke shënuar fitoren historike. Mirëpo, sikur mos të mjaftonte humbja ndaj Shqipërisë, tekniku Iordanecu duket i qetë para mediave, një fakt që çmend gazetarët e vendit të tij, gjatë konferencës për shtyp. Ai nuk dha një përgjigje të qartë, nëse do të ishte ose jo në krye të rumunëve në të ardhmen, por e kishte me gazetarët duke thënë:
“Përveç se je një njeri i keq nuk besoj se ke edhe ndonjë arritje në jetën tënde… Rri apo jo e di presidenti i Federatës. Djemtë kanë problemet e tyre por asnjë nuk ka faj. Luajtëm mirë ndaj Francës e Zvicrës e tani erdhi kjo humbje. Kaq”, përfundoi tekniku i rumunëve, që më shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të skuadrës rumune.