Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Poshtërim epik”, gazetarët anglezë “turpërojnë” Serbinë, shkak bëhet trajneri i ri

Shkruar nga NEWSPORT
“Poshtërim epik”, gazetarët anglezë
Velkjo Paunovic

Jo vetëm në mediat serbe, por edhe më gjerë, në prononcimin e djeshëm të trajnerit Velkjo Paunovic, më shumë bëri bujë prezenca e vetëm një gazetari anglez i pranishëm në konferencë për shtyp, sesa fjalët e “timonierit” të Serbisë.

“Kurir”, një nga mediumet më të mëdha në Serbi, për këtë skenë ka mbajtur një titull “dramatik”: “Anglia i paraqiti një poshtërim epik Paunovic dhe Serbisë! Një turp i paharrueshëm!”.

E qartë se në Angli nuk e marrin në konsideratë fare Dusan Vlahovic me shokë, marrë shkasë edhe nga fitorja e thellë në Beograd apo kualifikimi për në “Botërorin 2026”.

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup dhe një “dhuartë” nga të besuarit e Thomas Tuchel, e shoqëruar me fitoren e Kombëtares në Andorra, na siguron matematikisht vendin e 2-të në Grupin K, e pasur me avancimin në fazën “play-off”.            

Poll

Lexo gjithashtu