Kur “ethet” e Botërorit sa vijnë e shtohen, çdo skuadër e ka ''syrin'' tek Kupa më e famshme e kompeticionit "gjigant’’ të futbollit. Skuadrat padyshim që duhet të stërviten shumë dhe të kenë një paraqitje sa më luftuese në fushë.
E meqë po flasim për synimin e "rrëmbimit" të Kupës së Botës, një premtim ka bërë edhe sulmuesi Neymar. Kjo është bërë e ditur edhe nga postimi i gazetarit Fabrizio Romano, në rrjetin e tij social “Instagram”, në të cilin ka hedhur një foto të Neymar, dhe e ka shoqëruar me deklaratën e Neymar në të cilën shprehet se do të bëj ç'mos që të shënoj gol në Botëror.
Gazetari Romano e ka shoqëruar foton e Neymar me deklaratën e sulmuesit, e cila është: “Do të bëjmë shumë përpjekje për ta sjellë këtë vepër arti në Brazil! Do të bëjmë të mundshmen dhe gjithashtu të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës. Nëse arrijmë në finale… Unë do të shënoj një gol.”
View this post on Instagram
