UEFA i dha të drejtën Partizanit të luajë në Champions League dhe ky lajm padyshim që i ka kënaqur të gjithë në kampin e kuq. Por ky ka qenë një gëzim i momentit dhe presidenti i të kuqve, Gaz Demi, ka qenë i drejtpërdrejtë në fjalën e tij, duke sulmuar UEFA-n dhe FSHF-në për vonesën në dhënien e vendimit. Për “Sport Ekspres” ai është shprehur: “Natyrisht që jemi të kënaqur, por edhe shumë vonë me përgatitjet. Vendimet duhej të ishin marrë më shpejt për ekipin tonë. Ne kemi dalë të dëmtuar nga këto vendimmarrje. Gjithsesi, do të mundohemi të bëjmë më të mirën me Ferencvaroshin”.
Poll