Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gaz Demi "vë veton", merkato e Partizanit me standart të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Gaz Demi "vë veton", merkato e Partizanit me standart të ri

Vitet kalojnë dhe lidhja e Gaz Demit me Partizanin sa vjen bëhet edhe më e fortë. Kreu i klubit të kuq e ka thënë disa herë publikisht se e sheh si një industri të madhe biznesi që mund t'i shërbejë futbollit për breza me radhë. Megjithatë vitin e fundit, presidenti i të kuqve ka treguar se tanimë nuk i beson më vetëm bashkëpunëtorëve të tij, por edhe intuitës së vet.

Vitet dhe eksperienca e fituar si president futbolli e kanë bërë që të qëndrojë sa më pranë lojtarëve, veçanërisht atyre që mund të bëjnë diferencën në tregun ndërkombëtar. Shembulli konkret është Xhuliano Skuka. Gaz Demi e ka thënë hapur se po të mos qe për të, dibrani nuk do të ishte shitur 1.4 milionë euro.

Ka qenë këmbëngulja e presidentit që Metzi arriti të derdhte në arkat e klubit të kuq një shifër të tillë. Së fundmi, Gaz Demi ka ndërhyrë sërish në merkaton e Partizanit. E këtë radhë është fjala për afrikanin Massanga Matondo. 23-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë të Superligës Shqiptare në pozicionin e tij.

Është dashur telefonata e bërë me presidentin e të kuqve, që ai të bindet për t'u rikthyer në Tiranë. Gjithashtu edhe rinovimi me Arinaldo Rrapajn deri në 2026-tën, që kishte kontratë edhe 1 vit me të kuqtë, tregon se merkato e Partizanit është ngritur në një standart të ri. Gabimet e së shkuarës duken se do të mbeten thjeshtë për statistikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga