Tanimë është bërë traditë në derbi që dy presidentët të akordojnë premio për lojtarët dhe stafin në rast fitoreje. Kësaj rradhë, fatlumë janë anëtarët e Partizanit të cilët prej një jave kanë punuar për përgatitjen e ndeshjes dhe në fund u shpërblyen me një fitore 2-0 që i dërgon në krye të renditjes.
Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ka mbajtur premtimin e dhënë dhe do të shpërndajë nga një rrogë shtesë për lojtarët dhe stafin teknik. Për të kuqtë, premio, nuk është një politikë që ndiqet shpesh por në ndeshje të këtij niveli, një motivim shtesë për lojtarët është shumë i rëndësishëm për të cilët, futbolli tanimë nuk është thjeshtë pasion por edhe profesion.
Poll