Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gaz DEMI analizon Partizanin e tij: Nuk jemi si Kukësi, ofendimet, gjunjët, Asani, Ekuban dhe... kompleksi i ri ( E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Gaz DEMI analizon Partizanin e tij: Nuk jemi si Kukësi, ofendimet,

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka qënë i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH, ku ka analizuar ecurinë e skuadrës së kuqe në këtë sezon, ndërsa nuk kanë munguar thumbimet për kundërshtarët e Kukësit.

Në prononcimin e tij, Demi ka komentuar situatën e gjunjëve, teksa ironisë së Gjicit se Partizanin "nuk e mbajnë gjunjët deri në fund" i është përgjigjur "se do e mbajnë të paktën deri në prill", ku praktikisht mbyllet edhe sezoni sipas tij.

Entuziasmi pas barazimit

"Kjo puna e entuziasmit është fjalë e madhe, ishte barazim që e meritonim. Unë si karakter, edhe fitoret 1-0 nuk i kam qejf, por barazimi në situatën që ishim, me lojtarët mangët, ishte i mirë, por s'ka vend për entuziasëm".

Batuta për gjunjët

"Te kjo puna e gjunjëve..., tani shpresoj të na mbajnë deri në prill. Ne nuk na lanë në shkurt gjunjët, e kaluam edhe marsin, tani shpresojmë edhe prillin".

Emocionet e ndeshjes

"Nuk jam emocional në përgjithësi, por në këtë ndeshje, që të jem i sinqertë, pata emocione zero dhe u thashë miqve që kisha pranë se do të barazojmë shumë shpejt. Keq më erdhi se një rast e një gol na bëri kundërshtari. Unë ndoshta e shoh me tifozllëk, por më pëlqeu si lojë, se kishim 6 mungesa, me një Kukës pretendent për titull. Them se çunat treguan karakter".

Çmimi i biletave

"Nuk kemi pse të ankohemi, sepse organizatori i cakton biletat. Mua m'u duk çmim i ekzagjeruar, të jem korrekt. Edhe ne jemi skuadër që paguajmë për stadiumin. Kemi 6 vite e jo një. Se këto e quajnë çudi që Kukësi luan jashtë dhe paguan. Nuk është çudi, se e kanë bërë edhe ekipe të tjera. Nuk janë parë këto çmime, por është e drejta e klubit organizator, nuk dua të futem këtu dhe është puna e tyre".

Ndërhyrjet e presidentëve

"Thonë ndërhyj, ndërhyj. Ai që hedh lekët edhe do të ndërhyjë, në fund fare duhen rezultatet. Të gjithë presidentët duhen lavdëruar. Këta djemtë e dinë se janë futbollistë, kur vjen dita e muajit presin rrogat. Gjithmonë gjykojnë presidentin. Forma se si ndërhyn presidenti është gjë tjetër. Por, që presidenti të ndërhyjë për rezultate të mira e të dobta, kjo duhet të ndodhë. E mira është që edhe presidenti të ketë lidhje me futbollin. Edhe këta që nuk kanë qenë gjatë në futboll ndërhyjnë, siç jam unë, jo më ai i Teutës, që ka 17 vite president, është bërë më shumë se trajner".
 

Kërkesat e Kukësit

"Këtë sot po e dëgjoj. Sjellja ka qenë korrekte, ka pasur ofendime dhe kam dërguar një prej nëpunësve të mi atje. Jam kundër ofendimeve. Asani e ka shpjeguar, mendova se e kishte me mua. Këto më duken gjëra të vogla. Kemi parë edhe shishe të hedhura nga tribuna VIP. Partizani është mësuar me disiplinë, jemi ndër më të përsekutuarit. Mendoj se ka qenë acarim i momentit prej barazimit. I kemi kërkuar ndjesë Kukësit. Jemi kundër, nga unë e deri tek i fundit. Veç të dalim të gjithë të bëjmë fjalime".

Gjyqtari Enea Jorgji

"Jorgji është ky, që ka arbitruar Kukësin me Skënderbeunn. Kam qenë në një studio me Gjicin, ka folur për këtë arbitrin, për të cilin ka thënë se përveçse i mire, është edhe simpatik. E mbaj mend si tani. Unë Enean e njoh, se para 2-3 javëve nuk na dha një penallti të saktë në derbi, por nuk kemi thënë gjë. Për këtë penallti të dhënë në Shkodër, vetëm të jesh qorr, të thuash që nuk ishte. Edhe po të mos ishte, ajo u dha, çfarë muhabeti është tani? Në Elbasan na kanë anuluar një gol të Ekuban ndaj Kukësit, që ishte një metër Brenda, por thanë jashtë loje. Partizani nuk është marrë me arbitrat, apo t'i takojë ato".

I përkëdheluri nga lojtarët

"Babai nuk i ndan fëmijët. Për mua janë të gjithë njëlloj, me të mirat e të këqijat. Të gjithë i kam njëlloj. Gentian Selmanin, që është sonte në studio sonte, e kemi pasur lojtar, di ndonjë që e kam përkëdhelur? Na bëhet qejfi që ka dalë një portier i tillë. Nuk kishte pse rrinte rezervë te ne, Albanit nuk i zihet vendi. Edhe Dajsinanin e lamë të ikte te Skënderbeu".

Trajneri Gega

"Gega ka treguar karakter, është bashkëpunues. Në opinionin tim është shumë serioz, bashkëpunon me të gjithë. Nuk bëhet gjithçka vetëm. Ai drejton dhe komunikon, është i rregullit dhe disiplinës".

Vonesa e kompleksit

"Kur e nisa te Partizani, i pari ishte kompleksi. Pashë që ekipi nuk ia doli të shpallej kampion këto vite. U detyrova të investoj më shumë tek ekipi dhe kam lënë pak pas dorë kompleksin. Edhe disa probleme biznesi nuk shkuan siç prisja, tani shpresoj që të rifillojmë punën".

Mbledhja qeveri-FSHF

 
"Federata është për t'u lavdëruar për takimin që bëri me qeverinë, sepse u morën një sërë masash. Shpresojmë që politika të mbajë fjalët që u thanë atje. Do të jetë gjë e madhe për ne, që investojmë. Duhet të afrohen sa më shumë sponsorë. Edhe për atë të penaliteteve, sepse jam kundër dhunës. Ligji të zbatohet gjithandej. Është nismë e mirë. Do jetë një zhvillim shumë i madh i futbollit shqiptar, në qoftë se realizohen ato që u thanë".

Strategjia e Partizanit

"Kam filluar të mendoj si mund të bëjmë biznes me sportin, duke ndjekur edhe shembullin e Korçës. Do të shikojmë ofertat dhe kërkesat. Shpresoj të ecim mirë deri në fund të kampionatit. Stafi ka bërë ca gjëra të bukura, që janë bazë edhe për më lart në sezonin tjetër. Drejtori ka ca strategji të mira".

Dy përballjet me Luftëtarin

"Të dyja ndeshjet ndaj Luftëtarit janë të rëndësishme, si në Kupë, edhe në kampionat. Ekipi është i mobilizuar për të bërë më të mirën në të dyja kompeticionet. Jemi brenda objektivave për të marrë trofe këtë vit. Lojtarët e mi kanë një shans që të arrijnë kualifikimin në Kupë, për të shmangur gjobën".

Poll

Lexo gjithashtu