
Sot në orën 16:00, “Arenën e Demave” Partizani do të pres në shtëpi Teutën. Kjo është ndeshja e fundit e Kategorisë Superiore dhe interesimi nga ana e tifozëve të kuq për të marrë një biletë në këtë ndeshje ka qenë shum i lartë.
Ekipi ka bërë përgatitjet e fundit duke mbushur gropa e rrugës që të çojnë drejt komplesit. Duke bërë kështë të mundur edhe arrijten e tifozëve në mënyrën më të rehatshme.
Këta të fundit i kanë marrë të gjitha bileta që ishin në dispozicion por përpos kësaj pritet të ketë edhe shumë tifozë jashtë ambientëve për ta parë ndeshjen nga parikimi. Hapsira që ka fusha me ambjentet e jashtëm pritet të ketë një numër të lartë tifozësh.
Sipas asaj që raportohet nga shtypi i shkruar në këtë sfidë nuk do të mungojnë as koreografitë. Në stadium pritet të shpaloset një banderolë me mbishkrimin “KAMPION” nga ana e tifozëve të Partizanit.