
Partizani do të presë Teutën në orën 17:00 në Arenën e Demave për të luajtur javën e 19-të të Superiores që përkon me hapjen e fazës së tretë të kampionatit. Të kuqtë kërkojnë me çdo kusht fitoren teksa Orges Shehi debuton zyrtarisht në stolin e trajnerit.
Tekniku durrsak ka përzgjedhur edhe formacionin e parë titullar që do të vendosë në fushë përballe ekipit të qytetit të tij. Xhuliano Skuka do ta nisë nga stoli dhe debutimi pritet të vijë në pjesën e dytë. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Edi Martini rreshton titullarët që do të jenë në synim të pikëve të cilët janë mëse jetike për situatën ku ndodhet ekipi.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Rrapaj; Taipi, Mensah, Cara. Trajner: Orges Shehi
Teuta (3-4-3): Dema; Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Kruja, Beqja, Daja, Gjinollari; Peposhi, Daci, Fili. Trajner: Edi Martini