
Flamurtari e ka mbyllur këtë merkato verore, teksa ka afruar në skuadër plot 11 futbollistë të kombësive të ndryshme. Në këtë mënyrë, tekniku Gugash Magani do ta ketë shumë të vështirë të përcaktojë formacionin e sezonit të ri. Siç dihet vetëm katër lojtarë me kombësi të ndryshme nga ajo shqiptare, lejohen të luajnë njëkohësisht në një ndeshje në kampionatin Shqiptar. Kështu te skuadra bregedetare ka filluar "lufta" brenda grupit, ku secili mundohet të tregojë më të mirën e tij për të zënë një vend në këtë katërshe.
Kujtojmë që lojtarët e afruar janë: Lukiç, Djuriç, Rniç, Radoviç, Linuma, Martins, Rodrigez, Galiç, Bushiç, Alvesh dhe Kapistrano.
Poll