
Tirana është shortuar në grupin C të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League.
Bardheblutë marrin pjesë si skuadra kampione e vendit, teksa goglat e kanë vendosur përballë Haladás VSE (Hungari), FC Differdange 03 (Luksenburg) dhe Utleira Idrettslag (Norvegji).
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë.
Tashmë është përcaktuar edhe kalendari i sfidave për këtë grup. Më datë 21 gusht 2021 në ora 17:00 do të luhet edhe sfida e parë mes Haladas- Utleira. Po atë ditë në ora 20:30 do të nisë sfida tjetër Differdange- Tirana.
Më datë 22 gusht 2021 ndeshja e orës 17:00 është Differdange - Haladas , ndërsa në ora 20:30 luhet Tirana- Utleira.
Dy sfidat e fundit të Grupit C luhen më 24 gusht 2021. E para që nis në ora 17:00 është Utleira- Differdange, kurse në 20:30 starton sfida Tirana- Haladas.
Nëse Tirana arrin të kalojë turin do të njihet me rivalët në fazën tjetër të kompeticionit në shortin që hidhet nga UEFA më 30 gusht.
Edhe një herë, UEFA vazhdon t'i besojë FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar, teksa Federata ka dëshmuar se është një partner serioz, i besueshëm dhe ka realizuar gjithmonë me shumë sukses organizime të tilla.
Futsal Champions League
Kalendari i ndeshjeve të Grupit C
21 gusht 2021
Haladas (HUN) - Utleira (NOR) ora 17:00
Differdange (LUX) - Tirana (ALB) ora 20:30
22 gusht 2021
Differdange (LUX) - Haladas (HUN) ora 17:00
Tirana (ALB) - Utleira (NOR) ora 20:30
24 gusht 2021
Utleira (NOR) - Differdange (LUX) ora 17:00
Tirana (ALB) - Haladas (HUN) ora 20:30