
E ardhmja e Christophe Galtier është në dyshim te PSG-ja. Rezultatet negative në javët e fundit kanë bërë që stoli i tij të “lëkundet” dhe në Francë të përflitet për një largim të mundshëm nga Parisi.
“L’Equipe” ditën e djeshme raportoi se drejtuesit i kanë vendosur ultimatul trajnerit për kualifikimin në Champions League dhe të bëjnë gjithashtu edhe kthesën në Ligue 1. Nëse do të ndodh e kundërta atëherë rrezikon të mbyllin marrëveshjen që në vitin e parë të saj.
Ndërkohë ditën e sotme nga “Foot Mercato” rapoortohet se drejtuesit kanë nisur të punojnë edhe për gjetjen e një zëvendësuesi. Në listë ndodhet edhe emri i trajerit të Romës, Jose Mourinhos. Ky i fundit ka bërë mjaft mirë te verdhekuqtë në Serie A, teksa në maj të vitit të kaluar arriti të fitonte edhe trofeun e Conference League në “Air Albania” në Tiranë.