
Gafë e drejtuesve të Partizanit në ndeshjen djeshme të Kupës së Shqipërisë. Stafi teknik aktivizoi dje Damçevskin kundër Tërbunit. Të kuqtë fituan fituan pastër 3-0, por rrezikojnë të humbasin këtë takim në tavolinë në bazë të rregullores pasi mbrojtësi luajti edhe me Partizanin U21 vetëm 24 orë më parë.
Sipas rregullores nëse një lojtar që është federuar dhe luan me skuadrën e moshave duhet të luajë pas 48 orësh me skuadrën e parë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me mbrojtësin që luajti dy ditë më parë ndaj Kukësit U21, por edhe dje në Kupë. Tashmë ngelet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit lidhur me këtë rast dhe nëse do të dënohet apo jo Partizani.
Poll