Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gafat me gjykimin, e pësojnë katër arbitra (Detajet)

Shkruar nga NEWSPORT
Gafat me gjykimin, e pësojnë katër arbitra (Detajet)

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi dje një mbledhje urgjente me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, me temë gabimet arbitrale të ndodhura gjatë dy javëve të fundit në kampionatin tonë. Mesjava e shkuar dhe fundjava, pa disa vendime të "çuditshme" nga "bilbilat", gjë që nuk është kapërdirë nga FSHF.

Në praninë edhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku, temë e diskutimeve kanë qenë pikërisht vendimet e dyshimta që kanë skandalizuar këto ditë ambientin futbolldashës. Disa nga arbitat që pritet të dënohen janë Laver Alla, Klajdi Kola dhe Erjon Bastari. "Tërheqje veshi" mund të ketë edhe për ndërkombëtarin Enea Jorgji, apo arbitra dhe asistentë të tjerë.

Ndeshja mes Teutës dhe Bylisit, përfunduar 1-0 për vendasit, pa një rast flagrant penalltie të paakorduar nga lushnjari Alla, gjë që solli edhe "shpërthimin" e ballshiotëve që kërcënuan me braktisje të garës. Edhe pse FSHF asnjëherë nuk i bën publike dënimet, fakt është që këtë sezon e kanë pësuar disa arbitra, ndaj Alla dhe Bastari mund të mos gjykojnë deri në fundin e këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga