Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gafa e madhe e "La gazzetta dello sport" me Arlind Ajetin

Shkruar nga NEWSPORT

Teksa publikonte lajmin për kalimin e mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Arlind Ajetit, te Torino, gazeta më e madhe sportive në Itali, "La gazzetta dello sport", ka bërë një gafë të madhe. Në artikull shkruhej se Ajeti është zviceran dhe jo shqiptar. Mund të ishte diçka e qëllimshme për të nxitur ndonjë debat, por jo, gazetari duket që nuk e njeh fare futbollin, sepse Ajeti nuk është një lojtar anonim në Itali, ku ka luajtur me Frozinonen, aq më tepër që vjen pas një paraqitjeje shumë të mirë në Europian. Jo më kot Mihajloviç vendosi ta marrë te Torino. Ai shkruan se Ajeti është një zviceran  me prejardhje shqiptare. Por e thellon gafën e tij, duke shkruar se në ndeshjen Rumani Zvicër ishte një nga më të mirët në fushë, kur mbrojtësi këtë ndeshje po e shihte nga televizori, sepse ai zbriti në fushë vetëm me fanellën kuqezi.

gazzeta

 

 

 

 

 

Faksimile e artikullit per Ajetin. Ne nentitull tregohet kombesia e mbrojtesi kuqezi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga