Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Gabimi im”, Gvozdenovic pas humbjes: Teuta ishte ekipi më i mirë, e meritoi fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
“Gabimi im”, Gvozdenovic pas humbjes: Teuta ishte ekipi më i

Skënderbeu u mposht nga Teuta në Durrës, me korçarët që pësojnë 3 gola në pjesën e parë të ndeshjesh. Një humbje që sigurisht që “dhemb” për “ujqërit e dëborës” pasi largohen nga “Final – Four” dhe tashmë rrezikonë edhe zonën e ftohtë.

Pas ndeshjes Ivan Gvozdenovic do të theksonte se:

“Humbja? Teuta ishte më mirë sot dhe unë i uroj për fitoren. Me topat e gjatë nuk mund të fitojmë asgjë. Një gol nga goditja e standartë. Për mua nuk ishte penallti dhe këto janë episode që vendosin ndeshjen. Nuk ishim mirë siç ishim ndaj Tiranës dhe kjo është e vërtetë. Duhet të përgatitemi për duelin e radhës.

Oshilacione? Psikologjikisht nuk ishim gati sot. Pas një fitore të bukur ndaj Tiranës dhe sot nuk luajtëm siç duhet. Nuk ishim agresiv dhe në lojën në ajër. E pranoj gabimin, mbase skuadra nuk u ndje gati ende për këtë duel”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga