
Ballkani u tregua i kujdesshëm në “Air Albania”, por në një gabim nga këndorja u ndëshkua. 0 me 1 kundër Viktoria Plzen, që mund të kushtojë shumë për llogaritë në fund.
Në përfundim të ndeshjes foli për Art Motion portieri i suharekasve, Enea Koliçi. Ai pranoi se goli mund të ishte evituar, por shtoi se futbolli i ka këto situata.
“Ishte një humbje e dhimbshme, duke pasur parasysh se si erdhi gol. Nuk ishte nata jonë dhe pësuam një gol që kemi mundur ta evitonim. Jemi ende në lojë, e kemi edhe një ndeshje mjaft të vështirë me Dinamon dhe shpresoj që aty mund ta sigurojmë kalimin tutje. Do të mund ta kishim evituar atë gol, ndoshta edhe unë do të kisha mundur të isha më i kujdesshëm por këto i ka futbolli”, u shpreh gardiani i Ballkanit.