
Pas Bullgarisë, sot kuqezinjtë e futbollit të sallës thyejnë anglezët me rezultatin 5-1.
Dy ndeshje në grup për ekipin kombëtar të futsallës që ka tashmë super shanse për të kaluar grupin pasi ka 6 pikë të plota dhe ka vetëm një ndeshje të mbetur, atë me Maltën. Golat për skuadrën kombëtare u shënuan nga: Karaj, Selmanaj, Halimi dhe dy gola nga Brahimi.
Një sukses i jashtëzakonshëm për këtë kombëtare në këto paraeleminatore, të cilat kanë marrë vëmendje të madhe edhe nga FSHF që ka pasqyruar edhe sot kundër Anglisë ashtu si dje kundër Bullgarisë, minutë pas minute golat e takimeve.
Poll