
Tirana e futsallës ka mposhtur Partizanin me rezultatin 8-4 në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të kampionatit. Sfida e zhvilluar në pallantin e sportit “Asllan Rusi”, ishte thjeshtë formale, pasi Tirana kishte disa javë që e kishte siguruar titullin matematikisht.
Golat për Tiranën u shënuan nga Kevin Kosova, Eradi Mertiri, Ervin Cera, Elvis Muça, Endri Kaca, Klajvert Gjoka (2) dhe Klevis Malaj. Ndërsa për Partizanin shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi, Gjeçi dhe Ndreu.
Për ekipin e Tiranës ky është titulli i 12-të kampion në historinë e futbollit të sallës. Në krahun tjetër, Partizani si debutuese në futsall, këtë sezon zhvilluan një kampionat të bukur.
Poll