Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar. Portieri i njohur i 17 Nëntorit të Tiranës, Ilir Elini është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 82-vjeçare.
Kujtojmë që karrierën portieri legjendar e ka nisur pikërisht tek ekipi i Tiranës. Në katërkëndëshin e portës bardheblu ishtë padiskutim titullar si në ndeshjet e vogla dhe të mëdha. Ai ka qenë pjesë e ekipit bardheblu edhe në sezonin 1964-1965, kur 17 Nëntori u shpall kampion për hertë të parë, një titull historik.
Pas lajmit që Elini është ndarë nga jeta kanë reaguar dhe disa ish-lojtarë të periudhës kur ka luajtur dhe portieri i 17 Nëntorit.
Bujar Tafaj: Djalë i shkëlqyer, portier i mirë, pozicional. Më zëvendësoi mua kur ika ushtar.
Luigj Bytyçi: Në momentet më të mira të ngritjes së 17 Nëntorit lart, Ilir Elini ka qenë me ne!
Niko Xhaçka: Ka qenë djalë shumë shumë mirë! Ka qenë kampion me të rinjtë dhe me ne në sezonin 1964-1965.
Ben Çela: E kam dashur dhe respektuar shumë!