
Ditë zie për futbollin është kjo e sotmja. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.
Ish-Presidenti i Milan prej ditësh ndodhej i shtruar në spital, teksa nuk ka mundur dot të mposhtë sëmundjen. Berlusconi vuante nga një sëmundje e mushkrive dhe leuçemia.
Lideri i “Forza Italia” ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për pneumoninë dhe leuçeminë.
Poll