
Pas më shumë se 2 muajve nga ndalja e futbollit në vend, klubet kanë rinisur përgatitjet për datën 3 qershor, atëherë kur sipas FSHF-së do të rinisë gara. Edhe pse ende nuk është konfirmuar kjo nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, klubet po mendojnë për përgatitjet e radhës, teksa në fundjavë janë programuar edhe ndeshje miqësore.
Kukësi i drejtuar nga Orges Shehi do të ndeshet me Turbinën në "Nexhip Trungu" të Cërrikut (17:00), aty ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet. Klubet kanë njoftuar miqësoren duke respektuar protokollin sanitar, ndërsa ende nuk kanë marrë "bekimin" e Qeverisë.
Poll