Vora fitoi në shtëpi me përballë Flamurtarit. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1 kundër ekipin vlonjat. Golat për Vorën u shënuan nga Prengaj, Vrapi dhe Qardaku, ndërsa golin e vetëm për ekipin nga Vlora e shënoi Souza de Oliveira.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli.
“Këto ditë që kishim në dispozicion për tu përgatitur për Vorën, pikërisht bëmë mirë në ata që ishim përgatitur. Ishim shumë afër portës dhe po krijonim manovra në sulm. Zëvendësimi i Teqjas? Nuk ka lidhje me pësimin e golit të parë, por duke parë interpretimin... Lojtarët duhet të jenë sa më në formë, por zvëvendësimi nuk kishte lidhje me golin”, u shpreh Resuli.
-Cila ishte arsyeja që nuk arritët të menaxhonit lojën pasi kaluat të parët në avantazh?
“Golin e shënuam shumë shpejt dhe përsëri ne po qëndronim lart. Pas goli krijuam 4-5 raste të tjera dhe ishim shumë afër portës. Futbolli është lojë gabimesh. Ai që gabon më shumë, ai e pëson. Por edhe goli ka peshën e vet. Nga interpretimi jam i kënaqur, i zbatuam detyrat që kishim kërkuar. Përsa i përket pjesës së rasteve ne e pamë që nuk krijonte shumë lart Vora. Golat nga gjuajtjet standarde janë mungesë përqendrimi.”