
Besar Musolli dhe Eduart Rroca nuk do të jenë më pjesë e Kukësit. Edhe pse s'është zyrtare, të dy mesfushorët kanë gjetur marrëveshjen me verilindorët për të mos qenë më pjesë e tyre. Kapiteni largohet pas 8 sezonesh nga nënkampionët, ndërsa Rroca do të shitet në Turqi dhe sot pritet të udhëtojë drejt shtetit turk për të firmosur me Istanbulspor AS në Ligën e Parë.
Musolli ka gjetur akordin me Gjilanin, skuadër me të cilën pritet të mbyllë edhe karrierën në futbollin e luajtur. Ndeshja e djeshme kundër Ëolfsburgut, e vlefshme për turin e dytë të Europa League i vuri kapakun aventurës së dy lojtarëve me ekipin kuksian. Edhe pse u mposhtën 4-0, të dy bënë një paraqitje pozitive, veccanërisht Rroca që shkëlqeu me driblimet e tij.