Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fundi i bojkotit është pranë, klubi i Superligës: Javën tjetër luajmë ndeshjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore duhet të kishte nisur përpara 37 ditësh, me Ligën Profesioniste që vijon bojkotin. Teuta e Durrësit duket se I ka idetë të qarta dhe informacionet të sigurta, teksa në faqen zyrtare të klubit shkruhet se pas pushimit të së dielës, skuadra do nisë përgatitjet për javën e parë të sezonit, pikërisht ndeshjes ndaj Skënderbeut.

"Të ishin të gjithë presidentët si Hasanbelliu i Teutës, futbolli nuk do të kishte bojkot", u shpreh Fidel Ylli, negociatori i Qeverisë me Ligën, disa ditë më parë.

"E diela pushim, të hënën ekipi do i rikthehet stërvitjes në Durrës ku do zhvillohen përgatitjet për takimin e javës së parë ndaj Skënderbeut", shkruhet në faqen e durrsakëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga