Pas shpërthimit të Firoin Durmishajt, këtë sezon te Panionios, një tjetër futbollist shqiptar duket se po kalon një periudhë të mirë në Greqi.
Bëhet fjalë për Astrit Ajdareviç (Hajdari), i cili luan për Aek Athinën, në kampionatin grek.
Ajdareviç është 27 vjeç luan në pozicionin e sulmuesit dhe në tre ndeshjet e fundit ai ka dhënë 2 asiste për ekipin.
Sulmuesi ka lindur në Medvegjë, ndërsa më parë ka qënë pjesë e Suedisë U19. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se futbollisti po pret ftesën e Kombëtares Shqiptare, pasi përfaqësuesja kuqezi është zgjedhja e vetme e futbollistit.