Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF vendos për kalendarin, Superiorja si La Liga në javët e fundit

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore zbret në fushë të premten dhe të shtunën, për javën e 32-të. Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije pak më parë se kalendari për javët e fundit do jetë i tillë, ku të gjitha takimet do luhet në ditë dhe orare të njëjta. Përjashtim bën vetëm derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i cili do luhet me 13 maj në orën 19.00. Gjithçka ka të bëjë me respektimin e garës së drejtë në fundin e sezonit, teksa një orar i tillë shuan polemikat që mund të lindin dhe njësoj është vepruar edhe në La Liga. Kategoria Superiore po përjeton një edicion me shumë rivalitet, si për titullin, ashtu edhe për mbijetesën.

Postimi:

Ditën e sotme, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë deri në ditën e fundit të sezonit.

Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, datë 13 maj, ora 19:00, në Air Albania Stadium",

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga