
Sonte në mbrëmë në orën 20.00, në ''Air Albania'' luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës. Ndeshja mbart rëndësi të veçantë, ndaj vëmendja është e përqëndruar atje. Bardheblutë kërkojnë trofeun e dytë sezonal, pas fitimit të kampionatit.
FSHF ka vendosur t'ia besojë kësaj sfide arbitrit, Eldorian Hamiti. Në ndihmë të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj. Pas portave do jenë Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta (arbitër i katërt:Dojando Myftari) . Se si do shkojë takimi, mbetet të shihet.
Poll